Thursday, August 9, 2012

“Karvani i bamirësisë” shtron iftar në Tetovë

Komuna e Tetovës në bashkëpunim me komunën e Bajram Pashës nga Turqia, të mërkurën kanë organizuar pritje të iftarit për qytetarët në sheshin "Iliria".

Kryetari i komunës së Tetovës, Prof.Dr.Sadi Bexheti, ka falënderuar autoritet e komunë së Bajram Pashës, të cilët tetë vite me radhë organizojnë në Tetovë pritjen e përbashkët të iftarit nën moton "Karvani i bamirësisë".

"Të nderuar besimtarë mysliman, të nderuar qytetarë, ju falënderoj për prezencën tuaj dhe edhe njëherë shfrytëzoj rastin që t'ua uroj të gjithëve muajin e bekuar të Ramazanit, këtë muaj të sakrificës njerëzore me dëshirën që në shtëpinë e secilit të lulëzojë paqja, hareja, mirëqenia dhe begatia", tha Bexheti.

Nënkryetari i komunës së Bajram Pashës, Xhemil Jëlldëz, tha se ky karvan i pritjes së iftar përshkon të gjitha vendet e Ballkanit dhe reflekton frymën e miqësisë, solidaritetit në muajin e shenjtë të Ramazanit. Ai tha se edhe pse njëherë në vit organizohet ky karvan në Tetovë, ne jemi gjithnjë pranë jush. I jemi shumë falënderues komunë së Tetovës dhe kryetarit Bexheti që vite me radhë po jep ndihmën e pakursyer për organizimin e kësaj ngjarjeje.

Të pranishmit i ka përshëndetur edhe myftiu i Tetovës, Alifekri Esati. Kjo ngjarje është përcjellë me një program të pasur artistik. (INA)



No comments:

Post a Comment