Wednesday, August 8, 2012

Dy funksionarë aktual shpallen spiunë, njëri shqiptar

Komisioni i Lustrimit në Maqedoni ka shpallur dy funksionarë aktual si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete. 

Siç mëson agjencia e lajmeve INA bëhet fjalë për dy funksionarë lokal në nivel të komunave në Maqedoni, me ç`rast njëri është shqiptarë dhe anëtar i BDI-së, i punësuar si këshilltar në komunën e Bogovinës. 

Personi tjetër i shpallur është këshilltar komunal në Gazi Babë të Shkupit, nga radhët e partisë VMRO-DPMNE.  Për ta theksohet se kanë qenë bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete gjatë periudhës së viteve të 70-ta. 

Kryetari i Komisionit të Lustrimit, Tome Axhiev deklaroi se gati se të gjithë anëtarët kanë votuar për vendimin për shpalljen e dy personave si ish-spiunë. Sipas tij, së shpejti do të publikohen edhe emrat e tyre për opinionin. 

Deri tani mbi 15 persona janë shpallur publikisht si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete në të kaluarën, kryesisht bashkëpunëtor të ish-UDB-së. (INA)



No comments:

Post a Comment