Tuesday, August 7, 2012

Përmendoret e Agollit dhe Bagerit do të përgatiten në Itali

Dy përmendoret e personaliteteve historike shqiptare Nexhat Agolli dhe Josif Bageri do të punohen në studion profesionale Guastini në Itali.

Sipas komunës Qendër, deri në fund të vitit dy përmendoret do të jenë gati për tu vendosur në pjesën qendrore të Shkupit, si pjesë e projektit "Shkupi 2014".

Për shërbimet për punimin dhe shkëlqimin e këtyre përmendoreve italianët do të përfitojnë rreth 300 mijë euro, duke përfshirë edhe tre përmendore tjera të personaliteteve historike maqedonase.

Përmendorja e Nexhat Agollit, personaliteti dhe ministri i parë shqiptarë pas luftës së dytë botërore, që ishte helmuar nga OZNA, do të vendoset në sheshin qendror në afërsi të përmendores së "Goce Dellçev", ndërsa përmendorja e Josif Bagerit do të vendoset pranë Teatrit të Vjetër të Shkupit. (INA)



No comments:

Post a Comment