Friday, August 10, 2012

Samaras nuk e ka në agjendë Gruevskin

Kryeministri grek Andonis Samaras nuk ka përfillur akoma letrën e kryeministrit Nikolla Gruevski për një takim për çështjen e emrit dhe bashkëpunimin dypalësh.
Mediat greke theksojnë se Qeveria e Samaras është e përkushtuar për çështjen e zgjidhjes së hendekut të krijuar ndërqeveritar për krizën financiare dhe arritjen e marrëveshjes së re.
Nga zyra e kryeministrit Samaras kanë bërë të ditur se nuk kanë ndonjë informacion për ndonjë takim të shpejt midis Gruevskit dhe Samaras.
Deklarimet e fundit të autoriteteve shtetërore greke janë të ndjekura me kritika të ashpëra në adresë të Qeverisë së Shkupit dhe kryeministrit Gruevski, për tonet nacionaliste dhe urrejtëse dhe për bllokimin e procesit të negociatave, që kushtëzon edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe proceset evrointegruese.
Mediat greke gjithashtu shkruajnë se nga MPJ e Greqisë janë shprehur të gatshme për takime me palën maqedonase, mirëpo sipas tyre këto takime duhet të jenë thelbësore dhe jo të shfrytëzohen për fotografime dhe më pas të keqpërdoren me sulme nga pala maqedonas kundër Greqisë.
MPJ greke ka paralajmëruar  se gjatë kësaj vere nuk pritet takimi Saramas – Gruevski, pasi që kryeministri grek pritet të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Fransoa Holland, dy takime kyçe për Greqinë. (INA)



No comments:

Post a Comment