Monday, August 6, 2012

Maqedoni, zona jugore e përfshirë nga i nxehti saharian

Në pjesën jugore të Maqedonisë, kryesisht në qytetet Shtip, Strumicë, Gjevgjeli, Dojran, Kavadar, Radovish dhe Demir Kapi priten sot temperatura të larta, që do të definojnë fazën portokalli të të nxehtit.

Temperatura e ditës në këtë rajon pritet të shkojë mbi 40 gradë Celsius.

Temperaturat në mbarë vendin do të jenë prej 32 deri në 43 gradë celsius. Në Shkup do të mbajë gjithashtu mot i nxehtë me temperatura deri në 40 gradë celsius.

Kjo fazë paraqet rrezik për shëndetin e njerëzve dhe se ata rekomandohen që ti shmangen ambienteve të hapura.

Pjesët tjera të vendit do të vazhdojnë të jenë nën fazën e verdhë.

Temperaturat e larta dhe shkalla e lartë e indeksit të UV do të jenë deri të mërkurën, me ç`rast më pas pritet ulja e temperaturave.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se vazhdojnë akoma të jenë active masat preventive për parandalimin e efekteve të rrezikut të shëndetit nga temperaturat e larta. (INA)



No comments:

Post a Comment