Friday, August 10, 2012

Teuta Arifi kandidate në garën për komunën e Tetovës

Nënkryetarja e BDI-së dhe zëvendëskryeministre e Maqedonisë për Evrointegrime, Teuta Arifi është një nga kandidaturat e BDI-së për të garuar në komunën e Tetovës në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

Lajmi konfirmohet për INA nga burime të larta partiake, duke nënvizuar se kjo kandidaturë është më serioze dhe po shqyrtohet edhe nga lideri Ali Ahmeti.

Emri i zëvendëskryeministres Arifi dy ditë më parë është nxjerrë edhe nga disa media maqedonase, në vazhdën e spekulimeve për kandidaturat për zgjedhjet e ardhshme lokale.

"Teuta Arifi është kandidatura serioze dhe se deri tani ajo është ndër prioritaret, mirëpo gjithçka do të vendoset në kuadër të debatit brenda kryesisë dhe vendimit të Ahmetit. Ne kemi edhe kandidatura të tjera që nuk duhet nënvlerësuar, por që janë kandidatura potenciale për të fituar Tetovën", ka theksuar për INA, një zyrtar i lartë i BDI-së.

Në garën për Tetovën janë edhe ministri aktual i mbrojtjes, Fatmir Besimi dhe kandidatë të tjerë. Nga ana tjetër, PDSH ka promovuar kryetarin aktual të Tetovës, Sadi Bexhetin për një përballje të dytë për këtë komunë. (INA)



No comments:

Post a Comment