Tuesday, August 14, 2012

Dy turistë belg kapen me marijuanë

Dy turistë nga Belgjika janë ndaluar nga policia e Ohrit për posedim dhe konsumim të lëndës narkotike marijuanë.

Policia e Ohrit deklaroi se më 11 gusht ka ndaluar dy shtetasit belg J.A (17) dhe V.F (19), pasi që tek ata u gjet një sasi droge prej 13 gramëve si dhe qese nga plasmani me marijuanë dhe mjete tjera speciale për konsumimin e kësaj lënde narkotike.

Ata u ndaluan në plazhin e Gradishtes në Ohër, gjatë një kontrolli të pjesëtarëve antidrogë të MPB-së. Policia theksoi se në shoqërimin e dy turistëve belg ishin edhe tre veta nga Shkupi.

Të paraqiturit kanë deklaruar se drogën e kanë blerë nga persona nga Shkupi në një nga plazhet e Gradishtes me çmim 2.000 denarë. Paraprakisht ata kishin "siguruar" një sasi më të vogël të drogës, të cilën e kanë përdorur në lokacione të ndryshme në Ohër dhe në Mavrovë, me ç'rast edhe kanë bërë foto si dhe kanë bërë video xhirim. Këto mjete janë konfiskuar dhe janë si dëshmi materiale. (INA)



No comments:

Post a Comment