Monday, August 6, 2012

Vatra: Zgjidhja për Kosovën Lindore sikur për veriun

Shoqata që tubon shqiptarët e Kosovës Lindore "Vatra" apelon që [ështja e rajonit të tyre që është nën Serbi të ketë zgjidhje të njëjtë me Veriun e Kosovës.

Kjo kërkesë ka pasuar përmes kryetarit të kësaj shoqate, Sejdulla Kadriu, i cili ka vlerësuar se me nxitjen e bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit, është mundësia që të hidhet në tavolinë [çështja e tre komunave Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc për zgjidhje të drejtë apo paralelisht me ate të serbëve të pjesës veriore të Kosovës.

Nga ajo çka po shkruajnë mediat  dhe deklarimet e ndryshme të faktorit ushtarak të NATO-së në Kosovë dhe qendrave politike ndërkombëtare, vërehet së Veriu i Kosovës është bërë problem. Nëse është kështu, atëherë edhe Kosova Lindore të cilësohet si i tillë nga të gjithë, sepse i tillë është. Populli shqiptar i Preshevës, Bujanocit e Medvegjës,  nga bisedimet e deritashme në mes Kosovës e Serbisë ka  përvoja të hidhura, sepse çështja e pazgjidhur e tyre ka mbetur prapa dyerve të Rambujesë, Vjenës e takimeve tjera duke e lënë që ajo popullatë të diskriminohet e nëpërkëmbet nga pushteti serb duke i shkelur kështu të gjitha konventat ndërkombëtare të popujve për të jetuar të lirë", theksoi Kadriu.

Sipas tij, "Vatra" duke pasur parasysh këto dhe frikën së përsëri Kosova Lindore do të mbetet jashtë agjendës, kërkon nga Institucionet e Kosovës dhe nga faktori Ndërkombëtar që në bisedimet eventuale  Kosovë-Serbi, çështja e pazgjidhur e Kosovës Lindore të jetë domosdoshmërisht pjesë e ktyre bisedimeve, duke marrë pjesë edhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.  

"Çdo alternativë tjetër, stimulon fillim të problemeve të rajonit, sepse, në një anë duke i favorizuar serbët e Kosovës  e në anën tjetër duke mbajtur të pushtuar dhe duke i diskriminuar shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës i ofendon e frustron, prandaj ai (populli shqiptar) edhe në të ardhmen, si gjithë herë do të kërkojë më ngulm, që  e drejta  e popujve për vetëvendosje të realizohet edhe te populli shqiptar i këtij rajoni. Moszgjidhja e të drejtave të popujve në këto hapësira në mënyrë të njëjtë, e në këtë rast e shqiptarëve të Kosovës Lindore përgjegjës do të jenë ata që vendosin në kundërshtim me vullnetin e popullit shqiptar", theksoi kryetari i kësaj shoqate.

Sipas tij, populli shqiptar i Kosovës Lindore është përcaktuar për bashkëngjitje me trungun e vet- Kosovën në Referendumin e 1 e 2 Marsit 1992, Luftën e UÇPMB-së dhe Deklaratën Politike të Këshilltarëve të tri komunave. (R.Demiri/INA)



No comments:

Post a Comment