Saturday, August 4, 2012

Mynih, në pranga shtatë shqiptarë për kontrabandë me cigare

Gjykata e Mynihut në Gjermani ka urdhëruar burg për dy shtetas të Kosovës, të cilët javën e kaluar u kapën me cigare të kontrabanduara.

Policia gjermane javën e kaluar ndaloi dy autobus nga Kosova në afërsi të Mynihut, me ç`rast pas një kontrolli të detajuar u gjetën sasi të mëdha cigaresh, që në tregun e zi kanë një vlerë prej rreth 300 mijë euro, informon INA.

Një zyrtar i policisë gjermane theksoi se janë kapur mbi 2 milion copë cigare, të cilat ishin fshehur nëpër bunkerë speciale në brendinë e autobusëve. Në këtë operacion janë ndaluar shtatë persona, si dhe janë konfiskuar dy autobusët dhe një makinë luksoze.
Policia gjermane bëri të ditur se u arrestuan shtatë persona të këtij grupi të dyshuar për kontrabandën e cigares, ndërsa dy prej tyre rrezikojnë burgun disaveçar si organizator. (INA)



No comments:

Post a Comment