Saturday, August 4, 2012

RDK vazhdon përplasjet me BDI për përdorimin e flamurit

RDK ka vazhduar përplasjet politike me BDI-në, duke atakuar lidhur me përdorimin e flamurit kombëtar shqiptarë.

"Sot që rrugët e Çairit janë mbushur me flamuj maqedonas që janë për një të tretën më të mëdhenj se flamuri kombëtar shqiptar – ndryshe nga sa ishte deri para një viti – RDK shpreh keqardhjen e thellë për këtë denigrimin të rëndë që i bëhet flamurit kombëtar, bazuar në ligjin e propozuar dhe miratuar nga BDI. Kërkojmë nga  zyrtarët e lartë të BDI-së përgjegjës për të drejtat kolektive të shqiptarëve në qeverinë e Maqedonisë që publikisht tu kërkojnë falje shqiptarëve për dezinfomatat që ua liferonin se flamuri shqiptarë nuk do të jetë më i vogël se flamurin maqedonas gjatë përdorimit publik. Këto zyrtarë dhe të tjerët si Artan Grubi që thonin se dimensionet e flamurit shqiptarë janë të përcaktuara me kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i ftojmë të shëtisin nëpër rrugët e Çairit dhe të ballafaqohen me dështimin e ty politik, etik dhe kombëtar. RDK shpreh keqardhjen për përsëritjen e frazave tashmë të bëra bajat të atyre që në mungesë të argumenteve, kulturën e tyre të ulët të stadiumeve dhe të zënkave nëpër rrugë e kanë kthyer në arrogancë dhe jokulturë politike në komunikimin publik", thekson RDK përmes një komunikate.

Sipas kësaj partie, BDI është e shqetësuar për rritjen e rejtingut të RDK-së dhe qenien e RDK-së dhe partive aleate faktor me peshë në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe ndjen keqardhje për frustrimet e partisë që populli i vet e gjuan me gurë dhe të cilën e pret fati i PPD-së nëse vazhdon me keqmenaxhimin dhe keqpërfaqësimin e shqiptarëve në institucionet e vendit.

"Shtimi i numrit të deputetëve të diasporës – që të tre maqedonasë ishte befasia zgjedhore që BDI si parti që e ka bazën ideologjike ne emigracion ia ofroi si sihariq politik partnerit të sajë VMRO si kompensim për amnistinë politike të udhëheqësve të sajë. Populli shqiptar tashmë e ka kuptuar nga raporti për punën e deputetëve , se 14 deputetët e BDI-së së bashku nuk vlejnë as sa deputeti më produktiv në parlament nga radhët e RDK-së.Izet  Zeqiri", thekson RDK, duke shprehur keqardhje për mospranimin e unitetit politik ndërshqiptar pas zgjedhjeve. (INA)

 



No comments:

Post a Comment