Thursday, August 2, 2012

Ndalohet lundrimi i të gjithë skuterave në liqenin e Ohrit

Kohë më parë, Qeveria e Maqedonisë, solli një vendim, lidhur me lundrimet e mjeteve lundruese nëpër ujërat e Liqenit të Ohrit dhe të Prespës, që nuk përmbushi rezultatet e pritura, ndaj ky vendim u plotësuar me një vendim tjetër për ndalesë të përgjithshme të lundrimit të skuterëve nëpër liqe.

Me vendimin e mëparshëm të Qeverisë së Maqedonisë, ndalohej lundrimi i skuterave me kapacitet mbi 45 KW deri më 20 gusht në periudhën prej orës 11.00 deri në ora 18.00. .

Sipas vendimit të sjellur nga Qeveria e RM-së, kjo ndalesë vlen gjatë ditës, nga ora 11:00-18:00, në tërë sipërfaqen e Liqenit të Ohrit, por edhe në liqejt e Prespës dhe Dojranit. Kjo masë ishte  ndërmarrë për të krijuar siguri të pushuesve dhe plazhistëve, për të evituar situata të padëshiruara që rrezikojnë edhe jetë njerzish në ujërat e liqejve, si dhe për shkaqe të ndotjes së ambijentit. Megjithate kjo masë nuk vlen për shërbimet policore, doganore dhe shërbimet e inspektoratit etj. 

Tani, ky kufizim, ose kjo ndalesë parashef ndalesë për të gjithë skuterët, pavarësisht nga kapaciteti i tyre, duke pasë parasysh se kufizimet e mëparshme nuk kanë dhënë rezultate të pritura, përkundër paralajmërimeve për gjoba të larta ndaj personave që shkelin këte vendim. 

Sipas vendimit të Qeverisë, për të gjithë ata që shkelin këtë vendim, ose nuk e respektojnë ndalimin e lundrimit të skuterëve, janë paraparë edhe masa ndëshkuese, gjoba  në të holla, që sillen nga 2-3.000 euro për persona juridik, dhe për individ  ose tregëtar prej 500-1.000 euro, ndërsa personat fizik do të dënohen me gjobë prej 300-500 euro,  në kundërvlerë me denar.

Edhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, ka apeluar deri tek të gjithë qytetarët që të respektohet ky vendim i Qeverisë, që të mundësohet pushimi i lirshëm dhe komod në ujërat e liqejve.

Mirëpo, shkeljet e shumta që u bënë përkundër vendimit të sjellur të Qeverisë, masa e kufizimeve dhe ndalesës ka përfshirë të gjithë skuterët, sepse derisa ishte në fuqi vendimi i mëparshëm për shkak të shkeljeve janë ngritur edhe priocedura ndaj kundërvajtësve, nga ana e Kapitenerisë së Ohrit, inspektorateve dhe policisë, por epilogu nuk është bërë i ditur. (M.Latifi/INA)



No comments:

Post a Comment