Wednesday, August 1, 2012

Kroaci, zbulohet mbi 50 kg drogë në autobusin me targa kosovare

Policia kroate ka zbuluar rreth 50 kilogram sasi droge marijuanë në një autobus me targa të Kosovës në Çeglje të komunës Jasterbarsko.

Sipas autoriteteve kroate, në këtë aksion u ndalua 33 vjeçari shtetas i Kosovës dhe tre shtetas kroat, të përfshirë në kontrabandimin e drogës.

Droga u gjet në autobusin e linjës Shqipëri – Itali, ku Kroacia shfrytëzohej si destinacion transitor.

Policia arriti të ndaloj grupin derisa po qëndronte pranë autobusit të parkuar në këtë zonë dhe po merrej vesh rreth pranim – dorëzimit të drogës dhe parave. Gjatë ndalimit dhe kontrollit të kryer në autobus janë gjetur 13 kg drogë marijuanë si dhe një sasi parash, ndërsa në makinën e tre kroatëve janë gjetur 38 kg marijuanë, dërgesa më e madhe që sapo ishte ngarkuar në makinë. Autoritetet kroate theksuan se droga vinte nga Shqipëria dhe kishte si destinacion tregun kroat dhe ate evropian. (INA)



No comments:

Post a Comment