Friday, August 3, 2012

Shkupi të heq dorë nga interpretimet e historisë

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:”";
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:
mso-fareast-language:
mso-bidi-language:}

Ministri i jashtëm i Bullgarisë, Nikollaj Mladenov ka kërkuar se interpretimet politike të historisë nga ana e palës maqedonase duhet ti mbesin të kaluarës.

Ai këtë e ka theksuar përmes një telegram urimi për homologun e tij maqedonas Nikolla Popovski me rastin e festës shtetërore 2 Gushti – Dita e Republikës në Maqedoni.

"T`ia lëmë të kaluarës interpretimet politike të historisë dhe të lejojmë që shoqëritë tona ti bashkëngjiten vlerave evroatlantike të lirisë, të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të së drejtës. Unë mendoj se kjo është mënyra e vetme për të arritur mirëqenien ekonomike që e dëshirojmë", ka deklaruar shefi i diplomacisë bullgare, Mladenov.

Siç bëhet e ditur, Mladenov ka nënvizuar se edhe Maqedonia por edhe Bullgaria festojnë Ilindenin dhe kryengritjen e vitit 1903 në Krushevë. (INA)

 



No comments:

Post a Comment