Friday, August 3, 2012

Topi në FRD, sot takimi i parë

I larguar prej pak ditësh nga posti i Kreut të Shtetit, Bamir Topi nis sot takimet politike.

Siç informon NOA, Topi pritet sot të takohet zyrtarisht me grupin nismëtar të Frymës së Re Demokratike (FRD), mes tyre Gazment Oketën dhe Aleksandër Biberaj.

Ndonëse nuk dihet ende pozicioni i ish-Presidentit në këtë parti, zërat e parë flasin se ai mund të vihet në krye të FRD.

Gjithsesi gjatë ditës së sotme pritet të mësohet nga goja e vetë Bamir Topit, pozita që ai do ketë në FRD dhe në politikën shqiptare. (NOA/INA)



No comments:

Post a Comment