Wednesday, August 1, 2012

Deputetët prej sot në pushim veror

Deputetët e Parlamentit të Maqedonisë prej sot janë në pushim veror trejavësh.

Pushimi veror ka pasur pas seancave maratonike ku janë votuar disa propozime ligje, vendime, rezoluta dhe propozime për marrjen e kredive për të përballur krizën ekonomike dhe programet qeveritare.

Pushimi për deputetët vjen një ditë pas publikimit të raportit të organizatës joqeveritare "Most" lidhur me punën dhe detyrimet e realizuara nga ta si të zgjedhur të popullit. Raporti ka shprehur kritika lidhur me punën e deputetëve, duke i shfaqur ata pasiv dhe që nuk mbrojnë në nivelin e duhur interesat dhe kërkesat e qytetarëve.

Një pjesë e deputetëve kanë theksuar se do të shfrytëzojnë këtë pushim për të kaluar disa ditë në ndonjë nga rivierat turistike verore, ndërsa pjesa tjetër këtë periudhë do të shfrytëzojë për aktivitete dinamike politike, si pjesë e parapërgaditjeve për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Deputetët e opozitës kanë theksuar se kryesisht do të shfrytëzojnë pak ditë për të pushuar dhe më pas për ta pasojnë aktivitetet politike partiake. (INA)



No comments:

Post a Comment