Wednesday, August 1, 2012

Në shtator aktivizohet kontesti i emrit

Gazeta greke "Macedonia" në Selanik paralajmëron se gjatë muajit shtator do të aktivizohet çështja e kontestit të emrit.

Sipas gazetës, Ministria e Jashtme e Greqisë po e pret shtatorin e "nxehtë" rreth kontestit të emrit. "Kryeministri dhe shefi i diplomacisë greke, në vend të lobimit për tu ballafaquar me krizën financiare, duhet të vrapojnë në Nju Jork për kontestin e emrit. Ditëve të fundit, kryeministri grek Andonis Samaras do të marrë një ftesë nga sekretari i përgjithshëm i OKB-s, Ban Ki Moon për vizitë në Nju Jork, me ç`rast do të kërkohet që kontesti i emrit me urgjencë të lëvizë nga pika e vdekur", shkruan gazeta e Selanikut.

Sipas gazetës "Macedonia", ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Metju Nimic gjatë periudhës së ardhshme do të jap një propozim të ri të emrit, dhe siç thuhet si variant i mundshëm është propozimi "Maqedonia Veriore".

Aktivitete intensive gjatë shtatorit pritet të ndërmerren edhe nga autoritetet qeveritare të Shkupit. Kryeministri Nikolla Gruevski i ka bërë një ftesë homologut të tij grek Samaras për një takim të përbashkët në përpjekje për nxitjen e zgjidhjes për kontestin e emrit. (INA)



No comments:

Post a Comment